Qëllimi i vizitës zbatimi i marrëveshjes me Trump

I dërguari special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, mbërrin për vizitë zyrtare në Kosovë, bashkë me një delegacion të qeverisë amerikane.

Vizita bëhet me qëllim të fillimit të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 4 Shtator në Uashington.

“Implementimi i marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një top-prioritet për administratën Trump. Shihemi në Prishtinë dhe Beograd këtë javë”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Tv Klan