Autoritet greke kanë marrë disa masa për të rritur numrin e lindjeve në vend. Masat e përshkruara të enjten përfshijnë lehtësim taksash për prindërit e rinj, kupona për çerdhe, rritje të pagës minimale nga viti 2025, rritje pensionesh dhe ulje të kontributeve sociale.
Megjithatë, ekspertët dhe madje edhe zyrtarë brenda qeverisë e pranojnë se kanë një rrugë të vështirë përpara.
“Është e ditur se problemi demografik nuk mund të zgjidhet thjesht me përfitime dhe stimuj parash,” u tha gazetarëve të enjten zëvendësministri i Financave Thanos Petralias. Ai thotë se që problemi të zgjidhet duhet gjithashtu përmirësim i sistemit arsimor dhe shëndetësor, rritja e të ardhurave dhe një ekuilibër më i mirë punë-jetë private.
Greqia ka një nga nivelet më të ulëta të lindshmërisë në Evropë, një gjendje e rëndë demografike e nxitur nga një krizë ekonomike dhjetëvjeçare, emigracioni dhe qëndrimet e ndryshuara mes të rinjve.
Kryeministri Kiriakos Mitsotakis e ka cilësuar më herët krizën demografike një kërcënim kombëtar dhe një “bombë me sahat” për pensionet.
Klan News