Me pjesëmarrjen e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe Kryeministrit Edi Rama, është hapur pasditen e sotme Xhamia e Namazgjasë në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inaugurimit të kësaj xhamie, Kryeministri Rama është shprehur se është trashëgimi e një populli të tërë dhe një tempull i shumëpritur.

Në fund të fjalës së tij, Kryeministri Rama ka falenderuar Presidentin turk Erdogan për mbështetjen e tij për ndërtimin e Xhamisë të Namazgjasë.

Edi Rama: I nderuar dhe shumë i shtrenjti miku im, Presidenti Erdogan. Shumë e nderuara Zonja Erdogan. For të nderuar klerikë, të dashur miq dhe fort të respektuar besimtarë. Ja ku erdhi dita e çeljes së këtij tempulli. Kjo faltore që frymon nga një besim universal, trashëgimia e një populli të tërë që mishëron atë që Profeti ka thënë, paqja e Zotit qoftë mbi të. Ky sihariq i veçantë i përurimit të saj, frut i lutjeve të dashamirësisë së vëllezëve të tyre, bashkëbesimtarë nga Turqia më çon pas në 14 Nëntor 2014, ku fillesën e kësaj pune të bekuar e pata quajtur si çlirimi i Namazgjasë. Nuk e harroj dot se sa vullnet i mirë u desh për ta pastruar truallin e Namazgjasë të përkthyer në një shesh pazari, të imponuar mbi hapësirën e shpresës së besimtarëve për ta pasur atë dhe ata tempullin e tyre njësoj si bashkëkombësit e tyre të besimit katolik, ortodok dhe bektashi.

Ka qenë për mua që në krye të herës çështje nderi që xhamia të hynte e pastër si një objekt i gjatë i munguar kulti në këtë vend ku tempujt dëshmojnë harmoninë fetare, ndërsa njerëzit bashkëjetojnë jo në harmoni, por në vëllazëri fetare. Sot, pas plot 10 vjetësh, xhamia e madhe hyn në sofrën e kësaj vëllazërie e kaq mirëfilli shqiptare dhe ndër to dhe të një ajeti prej 6 sureve të para të Kuranit që na i dhuroi një hafiz i madh. Kjo xhami i jep domethënien e plotë dhe kuptimplotë katrorit të 4 faltoreve të kryeqytetit duke e përmbyllur skicën e këtij flamuri të identitetit tonë mbështjellë brenda tij. Flamur që lind Shën Kostandinin, shpall midis feve vëllazërimin. Si çdo faltore tjetër e këtij vendi, kjo xhami e madhe është tani një vend i shenjtë. Qoftë me jetë kjo faltore, një shtëpi e shpërblimit, vend i sigurtë për të gjithë fëmijët e Ibrahimit.

Le të hyjmë këtu sot me këmbën e mbarë. Le të mbetet në kohë, një sihariq gëzimi i përbashkët. Faleminderit dhe mirënjohje Presidenti i Turqisë, miku im përherë i mirëseardhur në Shqipëri, në këtë shtëpinë tonë të vogël për përkushtimin tënd duke u bërë zëri i thirrjes së tyre për komunitetit mysliman që i dha bashkësisë myslimane mjetet për ndërtimet e kësaj xhamie të madhe që ndër breza do ju flasë të gjithëve për lidhjet mes dy vendeve tona. Qoftë e mbarë dhe këmba e kryemyftiut të Tiranës, Bilal Teqja që nga sot do të jetë kryekujdestari i këtij tempulli dhe ju priftë e mbara myslimanëve të gjithë Shqipërisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe na ndihmoftë në rrugën tonë në majë të ngremë flamurin për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje.


/tvklan.al