Lajme Arkiva 2004

Dy muaj pas heqjes  së akcizës së karburanteve organizata e  menaxhimit të peshkimit, pohon ndikimet pozitive në këtë sektorë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare. Sipas kësaj organizate është rritur dukshëm numri i lundrimeve në det dhe një gjë të tillë ka ndikuar sadopak edhe në uljen e çmimit të peshkut në treg.

“Po të  shikojmë çmimet me vitin e kaluar me sivjet, ka ndryshime. Është një 1000 lekësh i vjetër për kile që është ulur dhe mbas faturave që kam unë këtu është rreth 1000-1500 lekë të vjetra për kile që ka rënë çmimi i peshkut. Kjo është pra e lidhur me çmimin e akcizës. E kam theksuar dhe më parë që me heqjen e akcizës fitojnë peshkatarët, fitojnë pronarët, fiton populli, fitojnë qeveritë”.

Megjithatë veç vështirësive  të tjera ky sektor po paguan edhe faturën e shfarosjes masive të faunës nënujore të kryer gjatë viteve ’97-2000. Gjatë kësaj kohe gjuetia me lëndë plasëse e ka dëmtuar rëndë faunën detare, ndaj do të duhen dekada për tu rikthyer në situatën e mëparshme.

Aktualisht motopeshkatoret detyrohen ta kërkojnë peshkun në thellësi të mëdha. Flota peshkuese në Durrës, përbëhet nga mbi 100 anije dhe në të janë të punësuar mbi 500 vetë, çfarë ë bën këtë sektor ndër më prioritarët të ekonomisë së qytetit bregdetar./tvklan.al