Emisioni  “Stop” në Tv Klan ka shkuar në rrugën lidhëse të Tiranës me Ndroqin për një aksident të ndodhur në 17 shtator 2013, si pasojë e të cilit dy motra u aksidentuan ndërsa ishin në trotuar. Njëra prej tyre ndërroi jetë, ndërsa tjetra Anila Grimca hyri në koma për 21 ditë në koma, 4 muaj regjim shtrati dhe humbi fëmijën që kishte në bark.

Sot Anila tregon se ka marrë dëmshpërblim vetëm 3 milionë lekë të vjetra. Çështjen e ka cuar në gjykatë, ku ka kërkuar 70 milionë lekë të vjetra për dëmin. Gjykata e shkallës së parë ia ka dhënë, por vendimi i apeluar nga Byroja Kombëtare e Sigurimeve e ka hedhur poshtë këtë vendim. Tani, prej 8 vjetësh pritet të flasë Gjykata e Lartë ku ende nuk është caktuar një datë gjyqi.

Përfaqësuesi ligjor i Anilës, Kostandin Trëndafili shpjegon se po pret rezultatin e rekursit që ka bërë në Gjykatën e Lartë.

Avokati: Është marrë jashtë gjyqësisht një shumë dëmshpërblimi nga tjetër zyrë avokatore. Pastaj më është bërë mua prezente. Kam fituar shkallën e parë, por Apeli e ka rrëzuar. Unë kam bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Të shohim, ndoshta do ia dalim./tvklan.al