Një gjyshe 55-vjeçare është bërë pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan e cila kërkon që nipi dhe mbesa e saj të kthehen sërish në shtëpi. Ajo është totalisht e verbër dhe vajza e saj 24 vjeç vdiq para 2 vitesh nga kanceri në mushkëri duke lënë dy fëmijë të vegjël.
Bashkia ia ka marrë fëmijët gjyshes pasi e konsiderojnë të paaftë për t’u kujdesur për ta duke i çuar në jetimoren e Sarandës. Gjatë intervistës me moderatoren Mirela Milori, gjyshja ka treguar se policia ia ka marrë nipin dhe mbesën në spitali, ku ajo e kishte çuar mbesën për ta vizituar sepse ka probleme shëndetësore. Sipas gjyshes ata ia morën fëmijët, e keqtrajtuan dhe e quajtën të çmendur.
Dallëndyshe Dulaj: Ina ishte e martuar, por pa celebrim dhe me dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Ka humbur jetën para dy vitesh sepse vuante nga kanceri në mushkëri, vuante nga astma.
Mirela Milori: Si ishte martesa, ishte e qëndrueshme?
Dallëndyshe Dulaj: Të them të vërtetën nga dy dhundurët e mi nuk kam pasur shqetësime. Babai i Danës u sëmur dhe kaloi nga mendja, i kam kërkuar gjyshes dhe xhaxhait të Danës që të marrin fëmijët, ata tani nuk ma hapin telefonin.
Mirela Milori: Pas vdekjes së vajzës e ke marrë ti kujdestarinë e fëmijëve?
Dallëndyshe Dulaj: Dua të kujdesem vetë për ta, t’i rris dhe t’i martoj. Para një viti bëra operacion syrin e majtë sepse nuk shikoja fare, më mori infeksion dhe syri i djathtë dhe tani nuk shikoj fare. Mua mi kanë marrë fëmijët para një viti, ka qenë data 7 Mars. Unë isha në spital sepse Dana ka probleme me shëndetin, e ka gojën shtrembër dhe doktorët më thanë që do e sjellësh prap në datën 15 Mars dhe Oltin e kam të sëmurë me zhurmë në zemër sepse kështu lindën të dy.
Mi morën ata të bashkisë dhe unë protestova. Më lanë në spital sepse më quajtën të çmendur, por unë nuk jam e çmendur, kam shumë dhimbje.
Ajo shprehet se çdo herë që shkon të takojë fëmijët, dëgjon lutjet e tyre që t’i marrë në shtëpi dhe mos i lejë më aty. /tvklan.al