Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Korçë, Policia Kufitare në hyrje të Shqipërisë, kapi shtetasin e shpallur në kërkim:
E. Arapi, 28 vjeç, banues në fshatin Rrëmbec, Maliq.
Gjykata e Korçës e ka dënuar të riun me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
28-vjeçari me datë 15 Mars 2018 gjatë një konflikti të çastit ka goditur me kaçavidë një person.
Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Korçë./tvklan.al