Një automjet “Audi” në pronësi të ish- oficerit të policisë Kadri Voga, e cila u dogj në mëngjes herët në fshatin Halil të Fushë-Krujës, ku edhe banon. Duke u gdhirë dita e premte, Policia e Krujës u njoftua për një shpërthim në fshatin Halil. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia konstatoi në vendin e ngjarjes automjetin e djegur në pronësi të Vogës.

Ky mjet herë pas here përdorej edhe nga i biri, Agron Voga, punonjës i policisë rrugore në Tiranë. Policia po punon për të sqaruar nëse makina është djegur pasi ka shpërthyer apo fillimisht i është vënë flaka dhe më pas ka shpërthyer motorri nga karburanti që ndodhej në depozitën e saj.

Nga ngjarja nuk pati të lënduar, ndërsa sipas policisë ka dëme materiale. Në vendin e ngjarjes, policia gjeti edhe dy granata të pashpërthyera. Ekspertët xhenierë kryenë neutralizimin e granatave, të cilat ndodheshin në oborrin e shtëpisë së Vogës.

Policia po e heton ngjarjen në disa pista që kanë të bëjnë konflikte të mundshme të ish-policit Kadri Voga, por edhe të ish-djalit të tij, punonjës i policisë rrugore në Tiranë. Gjashtë muaj më parë, persona të paidentifikuar i vunë eksploziv veturës së djalit tjetër të Vogës. Edhe në këtë rast policia nuk ka mundur të identifikojë autorët e krimit.

Tv Klan