Syrja Yskollari denoncon vrasjen e vëllait të tij Safetit nga një bashkëfshatar i Gështenjasit në Pogradec. Ai tregon për “Stop” në Tv Klan se me autorin e vrasjes kanë patur konflikte sporadike për rrugën e shtëpisë që në periudhën 2008-2016.

Syrjai thotë se ai me dy vëllezërit jetojnë në SHBA, ndërsa Safeti i ndjerë ishte ishte kthyer në vendlindje prej një viti e gjysmë. Në shtator 2022 vrasësi Fatmir Manellari, hyn në oborrin e shtëpisë, kontrollon të hapë dyert e tre shtëpive të vëllezërve dhe më pas gjen Safetin, e godet befasisht tre herë me thikë duke e lënë të vdekur në oborrin e shtëpisë.

Syrja Yskollari: Autori ka bërë një krim të shëmtuar. Ka goditur një njeri në befasi, në pabesi. Ti shkosh tjetrit në shtëpi nuk mund të shkosh për të vrarë, mund të shkosh për të folur, për të pirë një kafe, për të biseduar. E godet në pabesi.

Ka dalë këtu me atë, i ka hedhur dorën në…

Gazetari: Në sup për ta… zbutur.

Syrja Yskollari: Dhe për ta nxjerrë nga territori. Ai ka ardhur deri këtu…

Gazetari: Këtu, 3 herë.

Syrja Yskollari: Një në stomak, një në zemër pastaj edhe këtej nga krahët.

Gazetari: Që është mbrojtur.

Syrja Yskollari: Unë kam qenë në kat të dytë.

Gazetari: Ti ke qenë në kat të dytë? Ka qenë ora rreth 4 pasdite. Po kështu dëgjove, ndonjë thirrje, ndonjë ndihmë?

Syrja Yskollari: Fare, fare. Madje kam pasur një marangoz këtu unë, po rregulloja një krevat. Gruaja ime ishte në kat të parë, nuk dëgjoi.

Gazetari: Fat se po të kishte hapur derën kushedi çfarë mund të kishte bërë edhe me ju.

Syrja Yskollari: Po ku e dimë ne! Nuk dëgjoi as që janë grindur, sherrosur, janë zënë, hiç fare, fare. E shoqja e vëllait ka dalë se kujtoi që ishte një kolegu i tij që punonin bashkë për instalimet hidraulike e elektrike. Im vëlla erdhi përfundimisht pas 18 vitesh.

Bashkëshortja e të ndjerit jeton e vetme në të njëjtën shtëpi.  Hetimi për këtë vrasje u dëmtua që në fillim pasi i ka marrë kamerat e sigurisë pas 20 ditësh nga ngjarja.

Syrja Yskollari: U munduan prapë ta montonin ndryshe atë kamerën, ta anashkalonin ose të kalonin sekondat e me radhë, nuk e di arsyen pse, ato i takojnë pikërisht prokurorisë dhe po të isha unë prokuror,  unë do ta merrja të pandehur atë ekspertin e kamerave të policisë.

Policisë iu deshën dy muaj për të identifikuar dhe arrestuar autorin.

Syrja Yskollari: Ikën nga vendi i krimit, hetimi nuk ka gjetur akoma thikën se ku e ka hedhur, nuk ka gjetur akoma biçikletën me të cilën iku./tvklan.al