Trajneri Enzo Maresca e pranon se ai do të dëshironte që t’u jepte më shumë minuta lojtarëve të Chelsea. Një nga të pakënaqurit është sulmuesi Nkunku, por tekniku e bën të qartë se ai nuk do të shitet.
Trajneri Enzo Maresca e ka bërë të qartë se Christopher Nkunku nuk është në shitje pas lajmeve se sulmuesi i Chelsea mund të transferohet te Manchester United.
Nkunku u bë pjesë e bluve të Londrës në verën e vitit 2023, ku u ble për 60 milionë Euro nga Lepzig.
Por në sezonin e tij të parë tek anglezët, ai pësoi një dëmtim që e pengoi të luante rregullisht, e këtë vit futbollistik ka vuajtur që të luajë si titullar.
Vetëm në takimin hapës ndaj City-t, ai e nisi nga minuta e parë, ndërsa në vazhdim ai është aktivizuar si zëvendësues dhe nuk ka qenë në fushë për më shumë se 15 minuta në secilën nga 7 takimet e fundit.
Por në takimet e Chelseat në kompeticionet e tjera, ai ka luajtur rregullisht e ka shënuar në total 10 gola, duke u bërë golashënuesi më i mirë i ekipit.
Por mosaktivizimi i tij në Premier League, ka bërë që të mendojë largimin në merkaton e dimrit, raportojnë mediat britanike. Por vetëm trajneri Maresca e bëri të qartë se ai e ka lojtarin në planet e tij.
“Fola me Kristoferin disa ditë më parë dhe nuk më tha se nuk ishte i lumtur. Sigurisht që ai do të që të luajë më shumë, si çdo lojtar tjetër. Kemi shumë ndeshje, sidomos në dhjetor! Që kur kam nisur këtu, në mendjen time nuk ka dy ekipe! Ata mund të luajnë në Ligën e Konferencës, ose në Premier Ligë. Dua që Kristofer të qëndrojë me ne! Nuk dua ta lë të lirë në janar!” tha Enzo Maresca.
Maresca e pranoi se një nga problemet që ka, është që të bëjë të mundur që lojtarët e tij të aktivizohen rregullisht.
Trajneri u shpreh se edhe pse ai i vlerëson futbollistët që ka në grup, ajo që ka më shumë rëndësi është balanca në skuadër.
Çhelsea pozicionohet në vend të tretë në renditje, me 22 pikë pas 12 takimeve të luajtura në Premier League.
Klan News