“Letërsia dhe qyteti”, janë në qendër të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare të çelur në Tiranë, nga departamenti i Letërsisë në Fakultetin e Histori Filologjisë dhe Aleanca Franceze e Tiranës.

Studiues të njohur nga Shqipëria, Kosova, Italia, Franca kanë referuar mbi lidhjen e letërsisë me qytetin, si pjesë e jetës, mënyrë komunikimi, kulturë qytetërimi.

Për shkrimtarë të ndryshëm qytetet janë personazhe të pandashëm nga vetë qytetarët e tij, sikundër Gjirokastra të “Kronikë në Gur”, apo Tirana te “Doktor gjilpëra”, apo Pogradeci te poezitë e Lasgushit.

Sabri Hamiti: “Do të takojmë të parin nismëtarin e risive të modernitetit Faik Konicën, me … gjilpërën e tij si personazh intelektual e si vepër. Konica jep një përshkrim të Durrësit e të Tiranës të viteve 20 shekullit XX duke bërë më tepër një kirurgji të jetës sociale mendore. Vetëm … modern të letërsisë shqipe në ndihmojnë të hyjmë në trajtimin e vërtetë të temës. Së pari me Shkodrën e viteve 30 shekullit XX se Shkodra qe qytet dhe pati jetë qytetare.”

 “Qyteti dhe provinca”, “Qyteti si cak apo strehë për shkrimtarin”, “Qyteti si personazh”, “Raporti mes përkthyesit dhe shkrimtarit”, “Ligjërimi letrar midis qytetit urë apo qytetit kështjellë” referuar veprës se Ivo Andric dhe asaj të Ismail Kadaresë, ishin disa nga temat e diskutuara në këtë konferencë të organizuar për herë të parë mbi marrëdhënien “Letërsi-Qytet”./tvklan.al

Gazetare: Irma Toptani