“Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme intervistën me gazetarin Idro Seferi. Ai është padyshim ndër shqiptarët e paktë dhe të guximshëm, që ja ka dalë të punojë dhe të ndërtojë një profil profesional në kryeqytetin e Serbisë.
Në studio, Seferi ka folur për periudhën e vështirë dhe një episod në vitin 1992, kur babi dhe xhaxhai i tij janë arrestuar dhe janë keqtrajtuar. Ngjarje kjo, e cila tërhoqi vëmendjen e mediave të huaja.
Idro Seferi: Babi im ka punuar në Bashki në atë kohë dhe historia e parë fillon në vitin 1992, diku në pranvëerë, babi me xhaxhain tim që ishte drejtor shkolle nisen në një fshat, se aty kishte ndodhur një vrasje midis policëve dhe disa aktivistëve shqiptare. Në atë kohë arrestojnë babin. Ne nuk dinim çfarë kishte ndodhur, por në një moment dikur 50 policë të njësive speciale futen në shtëpinë tonë, unë kam qenë diku 8 vjeç atëherë. Ka qenë gjithë ditën një keqtrajtim pafund, na është shkatërruar gjithë shtëpia, edhe dyshemetë i kanë hapur me bajonetë, se kërkonin armë dhe gjëra të tjera, që ne nuk i kemi në atë kohë. Edhe në fund është liruar për shkak të ndërhyrjeve ndërkombëtare, por ka qëndruar i shtrirë për rreth 3 muaj, për shkak se ishte shumë i lënduar. Kontakti im i parë më gazetarë ka qenë për herë të parë në atë kohë, për shkak se erdhën dhe media të huaja.
Mirela Milori: Për shkak se u bë publik si rast?
Idro Seferi: Sepse mënyra se si ishin keqtrajtuar ata dukej gjithë doemthënë, nuk kishte ngelur asnjë gjurmë lëkure gati, për shkak se janë rrahur nga të paktën 25 policë për person./tvklan.al