“Ilir Meta s’ka paguar asnjëherë në jetë të vet asnjë shishe ujë”, kështu deklaroi sot deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.


Sa i takon faturave për operacione plastike që figurojnë në dosjen e SPAK, ajo tha se ndihet e fyer. Kryemadhi foli për një sërë problemesh shëndetësore në familje dhe preku mënyrën si kanë menaxhuar financat.

“Ka bërë dhe Meta një operacion në 2013-ën, ai s’ka paguar asnjëherë asnjë shishe ujë. Është personazh që edhe sot po ta pyesësh sa kushton një shishe ujë në dyqan, nuk e di. Kam paguar çdo gjë dhe çdo transaksion në shkollat e fëmijëve të mi, dritat, ujin, kam marrë dhe rrogën e tij në bankë. Ilir Meta është marrë vetëm me politikë të madhe, liberalizimin e vizave, integrimin europian, reforma në drejtësi. Gjithë këto muhabete, që ja ku jemi sot, që për hir të së vërtetës janë mundime që kanë vajtur kot”, u shpreh Kryemadhi.

/tvklan.al