Jo vetëm për detin, por turistët e zgjedhin Vlorën edhe për kulturën. Zona historike mbetet e preferuar ndërsa nuk largohen pa ndaluar në muzetë e qytetit. Sipas të dhënave ka një rritje të konsiderueshme të numrit të vizitave krahasuar me vitin 2022.
Skënder Spahiu, Drejtor i Muzeut të Vlorës: Me dy vite më para ne jemi 45-48% më shumë në bazë të statistikave që ne mbajmë për vizitortë ditore apo brenda një muaji që vizitojnë muzetë e qytetit. Kjo vazhdon dhe rruhet ende kjo lloj statistike edhe në muajin Shtator. Të shikojmë muajin Tetor dhe në vijim.
Pervec shqiptarëve të diasporës që shprehin interes të vecantë shumë turistë janë të huaj nga shtete të ndryshme
Skënder Spahiu, Drejtor i Muzeut të Vlorës: Kryesisht nga Italia, nga vendet e Europës Perëndimore spanjollë dhe portugez por edhe nga azia e largët.
Nisur nga numri i lartë i vizitorëve muzetë e qytetit të Vlorës qëndrojnë të hapur me orare të zgjatura.
Klan News