Në Vlorë vijon puna për ndërtimin e Lungomares 3, e cila shtrihet përgjatë zonës së Radhimës.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa foto nga pamja që ka marrë vija bregdetare ku janë ndërtuar bankinat që ndikojnë në zgjerimin e plazheve përmes riorientimit të valëve të ujit.

Kreu i qeverisë bën të ditur gjithashtu se ndërkohë po ndërtohet shëtitorja buzë rrugës, si edhe po hapet traseja e një bypassi mbi hotelet e restorantet në Radhimë, për të bërë të mundur që rruga aktuale automobilistike të kthehet në pedonale turistike.

“Ky investim strategjik zgjeron hapësirën e turizmit cilësor të Vlorës dhe krijon kushtet optimale për vijimin me Lungomaren 4 në zonën e Orikumit, duke e bërë Vlorën qytetin bregdetar me shëtitoren më të gjatë në Mesdhe”, mbyll mesazhin e tij kreu i qeverisë.

Tv Klan