173 militantë të Shtetit Islamik janë të gatshëm për të sulmuar Europën.
Alarmi vjen nga Interpol që ka marrë nga inteligjenca amerikane, një listë me xhihadistë të stërvitur për të kryer sulme kamikaze në kontinentin e vjetër. Qëllimi i tyre është vetëm një, të hakmerren për disfatat e ISIS në Irak dhe Siri, shkruan
“The Guardian”
, që raportoi lajmin.
Sipas të përditshmes britanike, nuk ka të dhëna nëse këta persona kanë hyrë në territorin europian, por Interpol nënvizon se paralajmërimi është serioz dhe agjencitë e sigurisë duhet të përgatiten.
Në informacionin e dërguar rreth xhihadistëve thuhet se ata janë persona të përgatitur në ndërtimin e eksplozivëve dhe të trajnuar për të vepruar të vetëm, të shkëputur nga urdhërat që vijnë nga Lindja e Mesme.
Interpol u kërkon vendeve partnere të shkëmbejnë informacione rreth listës, duke shpërndarë dokumentet e identitetit dhe shenjat e gishtërinjve të terroristëve.
Tv Klan