Shpëtim Idrizi, drejtuesi i partisë më të re në spektrin politik shqiptar,Partisë për Drejtësi dhe Unitet ka qenë i ftuar në emisionin opinion të Blendi Fevziut në TV Klan.

Duke folur për arsyet që e çuan në largimin nga PS nga listat e së cilës ai u shpall deputet i qarkut të Vlorës në 28 Qershor, Idrizi deklaron se la flamurin e kësaj parti për të marr flamurin kombëtar. Kjo pasi në qendër të programit të saj PDU ka çështjen kombëtare, atë çame.

Shpëtim Idrizi: “Sigurisht që unë kam përfituar nga Partia Socialiste në kuptimin që kam mundësi që të spirohesha që të rritesha politikisht padyshim, por edhe kam kontribuar në Partinë Socialiste. Ju them që vërtet listat kësaj radhe ishin proporcionale, por nuk ishin nga ato emrat që u katapultuan në 2-3 javëshin e fundit të Partisë Socialiste. Ju kujtoj që në vitin 2005, megjithëse s’kam qenë anëtar i Partisë Socialiste kam marrë, i kam sjellë Partisë Socialiste një mandat në një zonë shumë të vështirë, por dhe kësaj radhe sigurisht që sistemi ishte proporcional pavarësisht se dukej që ishte një listë e bërë nga partia sigurisht që identitetet aty dhe individët performonin shumë mirë. Unë kam qenë 8 muaj drejtues i qarkut të Tiranës, për sistemin elektoral dhe unë jam zhvendosur muajin e fundit në Vlorë dhe një ndër qëllimet kryesore që unë nuk kam qenë asnjëherë nuk kam qenë dakord, me të cilët unë u shpërngula në Vlorë ishte sepse unë duhet të tërhiqja votat e komunitetit çam në aksin Vlorë-Sarandë.”

Idrizi pohon se do të shkoj në parlament në seancë më të parë plenare, duke argumentuar se nuk e ka ndërmarr këtë hap deri tashmë për të respektuar vendimin e kryesocialistit Rama, pavarësisht se nuk e përkrah aspak bojkotonin parlamentar.

Shpëtim Idrizi: “Unë i përkas asaj kategorie në Partinë Socialiste, pavarësisht mos t’i hyjë këtu arsyetimit kanë të drejtë apo s’kanë të drejtë. Në çdo rast jam i idesë që ne jemi mandatar, unë jam mandatar nga qytetarët e Vlorës. Pra kam obligim nga qytetarët e Vlorës në radhë të parë dhe jo thjesht nga anëtarët e Partisë Socialiste për të qenë në parlament dhe luftën politike, qoftë edhe për ato probleme që Partia Socialiste i mendon të drejta, janë që duhet të zhvillohen në parlament.”

Idrizi nuk ka pranuar te shprehet haptas se për kë do të jenë 2 votat e PDU në kuvend, megjithatë lë të kuptohet se nuk përjashton mundësinë e një bashkëpunimi me të djathtët.

Shpëtim Idrizi: “Kjo mbetet për tu parë, ne ujemi parti kombëtare, jemi parti duke besuar që edhe sot kanë rënë ideologjizma, pra dhe partitë e mëdha politike nuk përfaqësojnë më ideologjizma dhe besoj se çështja kombëtare është një çështje më e madhe se  çështja e spektrit të majtë apo spektrit të djathtë. Ne do të negociojmë me dy forcat e mëdha politike, por jemi të hapura me të gjithë spektrin politik shqiptar.”

Blendi Fevziu: “A do kërkoni ju që të jeni pjesë në qeverinë e vendit, pra të bëheni pjesëtar në qeverisje pra në mos në nivelin qeveritar me një ministër, të paktën në nivelet e dyta dhe të treta të qeverisë.”

Shpëtim Idrizi: “Ju thashë dhe njëherë tjetër, kjo vlen për tu parë. Në qoftë se negociatat shkojnë shumë mirë dhe ne arrijmë që këto gjëra të cilat për ne janë të panegociueshme, programore, arrijnë që të plotësohen pse jo.”/tvklan.al