Partia Drejtësi dhe Unitet ka paraqitur objektivat për vitin 2010 para elektoratit të saj në Vlorë.
Kreu i PDU-së, Shpëtim Idrizi, vendosi në plan të parë çështjen kombëtare e sidomos atë çame.
Sipas Idrizit, çështja çame është gjithnjë dhe më pranë zgjidhjes së saj.
Shpëtim Idrizi: “Çështja çame jo vetëm nuk mund të harrohet, por ajo e ka fituar luftën me kohën. Dëshmitar e garant për këtë jemi ne 300 mijë shqiptarët e Çamërisë. Dhimbja dhe padrejtësia që ju bë sot është 10 fishuar e transmetuar në ADN-në tonë. Ajo është e gjallë në 300 mijë vetë e do të transmetohet brez pas brezi derisa kjo çështje të gjejë drejtësi. Miqtë e mi, sot është koha, sot është plotësisht e mundur dhe kjo është vetëm në dorën tonë le të punojmë e të luftojmë që të mos jua lëmë si brengë fëmijëve tanë çështjen çame. Megjithëse unë jam i bindur që ata do të vazhdojnë rrugën tonë deri në vënien e drejtësisë.”
Gjatë takimit është prezantuar edhe plani i punës për vitin 2010, ku janë vendosur edhe kushtet që duhet të arrijë partia./tvklan.al