Pas betimit në Kuvendin e Shqipërisë, kreu i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi së bashku me deputetin Dashamir Tahiri, kanë nisur takimet me elektoratin e tyre në bazë. Pikërisht në qarkun që i pagëzoi ata me mandatin e deputetit për katër vitet në vijim. Përpara elektoratit Çam, kreu i PDU-së, prezantoi objektivat dhe prioritetet kryesore të forcës së tij politike, në themel të së cilës është çështja çame dhe më gjerë ajo kombëtare. 

Shpëtim Idriz: “Gjej rastin që t’ju garantoj, se zëri ynë që ju keni filluar të dëgjoni nëpër media dhe në parlament do të bëhet çdo ditë e më i fuqishëm, deri në plotësimin e kërkesave tona legjitime. Në rast se ne do nuk do të shohim përparimin në këtë drejtim, ne jemi të gatshëm të zhvillojmë presionin e duhur që këto çështje të shkojnë në gjykatat ndërkombëtare, në Gjykatën e Hagës për krime kundra njerëzimit dhe në Gjykatën e Strazburgut për të drejtat e pronave tona”.

Nga qyteti i Vlorës, kreu i PDU-së i ka bërë thirrje komunitetet që përfaqësohen dhe Partisë për Drejtësi dhe Integrim që të bashkohen në mbrojtje të kauzës për i atdhesinë të çamëve në trojet e tyre dhe fitimin e të drejtave.

Shpëtim Idrizi: “Por ne, duke filluar që nga kjo sallë jemi të gatshëm të bashkojmë në çdo sekondë, bashkë me PDI-në për çështjen të Çame të madhe”.

Gjatë takimit me komunitetin Çam në Vlorë, Idrizi deklaroi se PDU-ja ka ngritur një ekip në bashkëpunim me një kompani të huaj, për të bërë studimin e fizibilitetit për të gjitha pronat e çamëve në Çamëri, që ata jo thjesht të kompensohen./tvklan.al