Arie Haan: “Në qoftë se suedezët do fitojnë në dy ndeshjet e ardhshme atëherë ne do themi se kemi luajt shumë mirë. Të gjithë lojtarëve dua t’u bëj një kompliment”.

Lars Lagerbask: “Nuk jam i kënaqur me rezultatin, them që pjesën e dytë luajtëm më mirë, dua ta fitonim lojën përsa i përket lojës në pjesën e dytë. Skuadra shqiptare është skuadër shumë e mirë, ka lojtarë shumë të mirë, luajnë një futboll teknik”.

Altin Lala: “Ne luajtëm edhe nga ana e taktikash me shumë kujdes, u mundum mos me i lonë shumë raste atyre, ata ishin të rrezikshëm vetëm nga standardet. Gjithashtu kishim.. prisnim një shans ose një shans tjetër që të shënonim po fatkeqësisht nuk shënumë. Po megjithatë do thoja që loja ishte e barabartë”.

Debatik Curri: “Ishte një rezultat i mirë për neve, ashtu edhe për Suedinë. Mendoj që patën momente edhe Suedia edhe na për të shënu. Besoj që ndeshja ishte për 0-0”.

Ervin Skela: “I kishim 2-3 mundësi të mira për të shënuar, megjithatë u përballëm kundër një ekipi shumë të fortë të cilët lozin shumë mirë në anën e mbrojtjes. Ne u përpoqëm të jepnim maksimumin siç thashë me pak fat dhe mund të kishim realizuar një fitore”.

Klodian Duro: “Synimi im kryesor ishte që t’i bënim një nisje të mbarë pre elimatorëve të këtij viti dhe mendoj që Malta do akoma më përkushtim, sepse sot siç e shifni edhe vetë nuk ka ndeshje të lehta”.

Arian Begaj: “Jemi një ekip, luftuam të gjithë, treguam se jemi ekip  i mirë. Është e vështirë të na mundnin në rast se jemi të përqendruar dhe luftojmë dhe kjo na jep më tepër forca për të ardhmen”.

Jahmir Hyka: “Ekipi bëri figurë të mirë, dmth me gjithë mbështetjen e publikut ishte një ndeshje shumë e mirë për ne, e merituam barazimin, shpresojmë të vazhdojmë kështu kundra edhe kundra Maltës”./tvklan.al