Ish-kapiteni i Kombëtares, Altin Lala në një intervistë për TV Klan e quan të vështirë përballjen me Ukrainën në Ligën e Kombeve. Gjithsesi sipas tij nuk duhet humbur shpresa për një rezultat pozitiv.
“Është ndeshje e vështirë, por kemi treguar se dimë të ndeshemi kundër skuadrave të forta dhe shpresoj në një fillim të mbarë”.
Ky turne për Lalën vendos përballë ekipe që janë thuajse të të njëjtit nivel.
“Skuadrat janë thuajse të barabarta. Pothuajse janë në bazarpeshë. Ndeshesh me konkurrentë që mund t’i fitosh këto ndeshje dhe të marrësh vendin e parë pavarësisht se është shumë e vështirë, pasi këto skuadra luajtën në Europian”.
Altin Lala tha se Liga e Kombeve vlen edhe për lojtarët të cilët kanë patur pak minuta duke rritur kështu nivelin e ekipit.
Tv Klan