Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Trafiku i paligjshëm i njerëzve nga Shqipëria drejt Italisë u përsërit vetëm disa muaj, pasi ish-ministri i Rendit Luan Rama dhe zyrtarë të tjerë deklaruan se operacioni “Puna”, i kishte dhënë fund këtij trafiku. Ish-ministri Rama i është përgjigjur interesit të mediave, lidhur me përsëritjen e një tjetër tragjedie në det.
Gazetarja: Pas operacionit “Puna” ju deklaruat, se nuk ka më trafik nëpërmjet skafeve, si e vlerësoni faktin që u përsërit e njëjta gjë?
Luan Rama:- “Dëshiroj të theksojë edhe për TV Klan që pas operacionit “Puna”, bllokimi i trafikut të qenieve njerëzore përmes brigjeve detare të Shqipërisë drejt Italisë ka qenë real, i prekshëm, i verifikueshëm dhe i certifikuar edhe nga partnerët ndërkombëtar. Unë nuk besoj që nëse do të kishte raste, ju do të heshtnit për të mos e evidentuar këtë fakt”.
Megjithatë ish-kreu i rendit i ka parë me sy kritik shkarkimet në radhët e policisë me urdhër të ministrit Igli Toska, menjëherë pas ngjarjes.
Luan Rama:- “Nuk ka asnjë të emëruar prej meje midis të shkarkuarve, është përgjegjësi e emërtesës të strukturave të Ministrisë së Rendit të gjykojë për veprimtarinë e cilitdo dhe ajo që unë dëshirojë të theksojë edhe për drejtuesit e rinj të Ministrisë së Rendit është më shumë besim tek specialistët e policisë, sepse ata dinë të japin edhe jetën për të përmbushur detyrën./tvklan.al