Paris Hilton flet për ndarjen nga Chris Zylka

Për të gjithë ishte i papritur lajmi i ndarjes së Paris Hilton me aktorin Chris Zylka, vetëm pak ditë para se ata të martoheshin.

11 muaj pas fejesës së tyre, pikërisht në fund të vitit 2018, ata njoftuan fansat se kishin vendosur t’i jepnin fund lidhjes së tyre.

Në atë kohë, Hilton nuk pranoi të jepte më shumë detaje dhe vetëm së fundmi, në një intervistë të dhënë për “Cosmopolitan U.K”, ajo shprehet se ndarja ka qenë vendimi më i mirë që ka marrë ndonjëherë.

Ishte vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë në jetën time. Unë thjesht nuk mendoj se ai ishte personi i duhur dhe ndjehem sikur jam një grua e mrekullueshme dhe meritoj një person të mahnitshëm. Thjesht nuk u ndjeva mirë. Kam punuar shumë në mënyrë që t’ja dedikoj jetën time dikujt. Ai duhet të jetë i përsosur”./tvklan.al