Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Është zhvilluar dje në Bari marrja në pyetje e tre të arrestuarve të misionit Ylberi. Prokurori i gjykatës së Barit Mikele Emiljano, ka pyetur dje Luciano Tenalin president i misionit Ylberi, Masimo Simonelin dhe Alesandro Bonolon, punonjës të këtij misioni. Sot do të merret në pyetje edhe e arrestuara e katërt, persona këta të implikuar në vjedhjet e përmasave të mëdha gjatë misionit të tyre në Shqipëri.
Prokurori Mikele Emiljano ka deklaruar se çdogjë do të zbardhet sëshpejti. Ai nuk e ka mohuar faktin që Ramiz Isufi, pronar i hotel Bolonjës në Vlorë është 100% i implikuar në këtë çështje. Po dje në deklarimin e tij prokurori Emiljano, ka deklaruar edhe një skandal tjetër, atë të falsifikimit të vizave. Ai ka deklaruar se një pjesë e afaristëve Italian në Shqipëri merren me falsifikimin e pasaportave. Mesa duket çdo ditë sjell për prokurorin Emiljano një fakt të ri, gjë që për ne përbën skandal./tvklan.al