Sipas një studimi të zgjedhur si temë e ditës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, burri piqet në moshën 54-vjeçare. Tema u shtri në aspekte të ndryshme, por një telefonues pati një pyetje për psikologen Doklea Hadërgjonaj për palën që përfiton më shumë në një martesë.

Psikologia nisi të argumentonte se përfitimi është i dyanshëm, por u ndërpre nga telefonuesi që kishte tashmë një përgjigje të vetën. Deklaratat e tij për martesën dhe gratë përfshinë të gjithë të ftuarit në një diskutim që ‘ndezi’ studion.

Telefonuesi: Përfiton gruaja, ti edhe fëmijët, ai nuk përfiton as edhe një gjë. Ai duhet të punojë gjithë jetën, të vijë në shtëpi, gruaja e lodhur ngaherë, “jo po nuk kam kohë,  jo po fëmija, jo po jam e lodhur, jo po kam dhimbje koke, jo po nuk dua të prish krevatin”…

Ardian Cerga: Paska probleme.

Doklea Hadërgjonaj: Kjo ishte e bukur, ky është një këndvështrim shumë interesant, janë të gjithë të ndryshëm, më pëlqen.

Telefonuesi: Nuk përfiton asgjë nga martesa, as edhe një gjë.

Elton Saraseli: Përveçse halleve do të thuash.

Katerina Trungu: Ju jeni i martuar apo beqar si përfundim?

Telefonuesi: Unë jam single (beqar). Jam i pamartuar, nuk kam fëmijë dhe nuk ia vlen sot të martohesh.

Nora Malaj: Ndjesë, por të paktën në ndjesinë time në atë që ju po shprehni, mendoj që jeni në fazën ku ju ka kapur një qasje depresive…

Telefonuesi: Ohu, ja kështu thonë të gjitha gratë kur një burrë nuk do të martohet, kështu, “kjo është një formë justifikimi, dikush të ka lënduar në jetën tënde”.

Katerina Trungu: Edhe unë në fakt pata përshtypjen që keni pësuar diçka.

Nora Malaj: Prandaj të thashë, është një lloj zhgënjimi që ndërtohet jeta më pas.

Telefonuesi: Nuk ia vlen sot, në Facebook asnjë nuk do të martohet, gruaja thotë “më merr veç se jam e bukur” dhe kaq.

Ardian Cerga: Më fal, të të bëj një pyetje. Ke qenë ndonjëherë i dashuruar?

Telefonuesi: Kam pasur dashuri por nuk kam qenë kurrë i dashuruar pas gruas se në momentin që ndien dashuri, atëherë ti humbet si burrë se nuk mendon më, emocionalisht ti shkon shumë larg.

Ardian Cerga: Doja të thoja diçka që të pyeta a ke qenë ndonjëherë i dashuruar, doja të thoja që në momentin që ke qenë i dashuruar, ke menduar ndonjëherë që me këtë njeri ti do të martohesh dhe e ke parë martesën jo thjesht si një raport pragmatik, çfarë do fitoj apo çfarë do humb, por e ke parë si një raport që ti ke një njeri pranë vetes prandaj dhe e do,  me të cilin do të duhet, sa të shkojë, 2, 5, 10, 50 vjet ti të ndash ato të mirat dhe të këqijat.

Telefonuesi: E di, në 90% e rasteve të divorcit sot gratë shkatërrojnë familjen, ato janë që ikin.

Ardian Cerga: Po këto gra shkojnë me burra të tjerë që shkatërrojnë familjen apo me njëra-tjetrën?

Telefonuesi: Sepse janë false. Nuk duan të punojnë, ajo thotë “më merr se jam e bukur dhe kaq”./tvklan.al