Publiku i programit “E Diela Shqiptare mbajti anën e Dritanit në konfliktin me nënën e tij në “Shihemi në Gjyq”. Pavarësisht se deri në këtë moment ai i ka kërkuar nënës të largohet nga shtëpia nëse nuk gjendet një zgjidhje për paratë, publiku mendon se Dituria ka vepruar gabim.

Njëra nga zonjat shpjegon se Dituria ka vendosur pa e pyetur Dritanin se ç’të bëjë me paratë duke i çuar te vëllai i saj për të marrë përqindje. Ajo shton se të paktën duhet të kishte marrë një deklaratë noteriale siç Eni Çobani ka theksuar shpesh përgjatë seancave, çka ndërmjetësja e pohoi edhe këtë herë.

Por moderatori Ardit Gjebrea ka një mendim krejt ndryshe se si do të vepronte Eni Çobani në një rast të ngjashëm.

Ardit Gjebrea: Unë jam i sigurt znj. Eni që ti me vëllain tënd s’do ta bëje, jam i sigurt.

Eni Çobani: Ndoshta edhe jo, nuk na ka rënë rasti…

Ardit Gjebrea: Por unë e di që jo.

Eni Çobani: Shiko…

Ardit Gjebrea: Për aq sa shumë e do vëllain, ti kurrë nuk do ta bëje. Ti do të thoje paratë do t’i paguaj unë dhe nuk e bëje.

Eni Çobani: Atëherë, meqenëse më bëre këtë krahasim, është ndryshe kur paratë janë tonat. Zonja ka marrë përsipër paratë e djalit, pra është një ndryshim shumë i madh. Këtu nuk janë paratë e Diturisë. Ky është kontributi dhe djersa e Dritanit me bashkëshorten.

Ardit Gjebrea: Unë po them paratë e Aldit, do i kishe thënë vëllait hajde shkojmë te noteri nëse do t’i kërkonte?

Eni Çobani: Besoj që po, për djalin po, pa diskutim. Për djalin po.

Ardit Gjebrea: Për të tuat jo?

Eni Çobani: Për të miat jo, pa diskutim. E them me shumë ndërgjegje që në qoftë se do të ishin të miat patjetër që… vëllai e motra janë me shpirtin nuk diskutohet, nuk e uroj kurrë që të kemi grindje të kësaj natyre por varet shumë edhe nga njerëzit të cilët kemi përballë, kush është motra e vëllai, nuk janë të tëra  njësoj, marrëdhëniet, dashuria apo miqësia./tvklan.al