E keni dëgjuar termin “shopaholic”? Nëse jo, do e zbuloni në këtë artikull, se varësia ndaj blerjeve ekziston dhe madje është e rrezikshme! Shpenzimi i parave mund të jetë një formë për të mbushur boshllëqet emocionale. Po pasojat? Kur ju blini diçka, truri juaj çliron dopaminë dhe endorfinë, gjë që ju jep ndjesi të mirë. Por kjo ndjesi zbehet shpejt. Kënaqësia është nga fakti që po blen, jo se çfarë po blen.
Çdokush mund të krijojë varësi, por ka disa elementë që e rrisin këtë rrezik:
-Ju vuani nga ankthi, depresioni, çrregullimi i personalitetit apo ai i stresit post-traumatik.
-Historia personale – Nëse anëtarët e familjes tuaj e kanë stil jetese blerjet e shpeshta dhe pa “fre”, atëherë e njëjta gjë do ndodhë tek ju.
-Koha që shpenzoni në rrjetet sociale, ju ekspozoheni ndaj reklamave dhe patjetër ndikoheni prej tyre.
-Nëse keni një lloj frike të brendshme se mund të humbisni gjërat që keni, e keni akomë më të vështirë t’i rezistoni dëshirës për të blerë.
-Keni vetëbesim të ulët. Kjo lidhet me të qenurit shumë perfeksionist, ose që e krahasoni veten me të tjerët. Këto shkaktojnë ankth dhe nxisin materializmin.
Si ta kuptojmë se “blerjet që po bëjmë” janë të pakuptimta?
Në rast se ju nuk bëni një plan, pra të bleni gjëra që realisht ju duhen, është fiks momenti që duhet të kuptoni se ka diçka që nuk shkon me ju. Do të thotë se ju keni një shkas emocional që ju shtyn të bëni shpenzime financiare.
-Shpenzimi i parave nuk mund të kthehet në një qëllim parësor!
-Bleni gjëra që nuk i përdorni kurrë! Blerjet tuaja ushqehen nga emocionet dhe jo nga një nevojë reale.
-Ju ndodh që porosisni diçka fiks pasi keni një zënkë me dikë apo ju mundon diçka. Kthehet në një mekanizëm për të përballuar këto të fundit.
-Po anashkaloni përgjegjësi të tjera, për të kënaqur egon tuaj për blerje komplet të padobishme!
-Ndiheni në faj pasi keni blerë diçka.
-Gënjeni për blerjet. Ne nuk i fshehim kurrë sjelljet që na bëjnë të ndihemi krenarë apo jo?!
-Kur ka pasoja të konsiderueshme financiare
Si mund të rregullohet?
–Ndaloni dhe reflektoni. Bëjini një sërë pyetjesh vetes tuaj.
–Bëni një listë. Ndani dëshirat nga nevojat dhe pse jo diskutojeni me dikë të besueshëm.
-Vendosni një buxhet.
-Fshini aplikacionet e blerjeve.
-Gjeni alternative të tjera argëtimi apo për të hequr mendjen.
-Kufizoni aksesin në kartat e kreditit.
E në rast se asnjëra prej këtyre nuk funksionon dhe ju jeni shumë të shqetësuar me sjelljen tuaj të pakontrollueshme, sugjerohet t’i drejtoheni një terapisti.
/tvklan.al