Luhen të martën Dinamo-Teuta dhe Tirana-Kastrioti
Java e 12 do të nisë të martën me një takim interesant si Dinamo-Teuta. Të dy ekipet nuk po kalojnë një moment të mirë, por gjithsesi trajnerët Bledi Shkëmbi dhe Renato Arapi besojnë te lojtarët e tyre.
“Dy ndeshje të dobëta rresht nuk i kemi bërë asnjëherë. Por, atë ndeshje duhet ta fshijmë sa më shpejt. Në vazhdojmë të kemi objektiv 3-4 vendet e para, vendi i tretë nuk është larg”, tha Shkëmbi.
“Pavarësisht rezultateve jo të mira në ekip mbizotëron entuziazmi dhe besimi çka na jep besim për ndeshjen e ardhshme”, u shpreh Arapi.
Tirana do të presë po të martën Kastriotin. Bardheblutë barazuan në fazën e parë me krutanët, por për Orges Shehin kjo do të jetë një tjetër sfidë.
“Pikët dhe mënyra e lojës na japin shpresë, do të futemi në fushë pa menduar për fazën e parë”, tha Shehi.
Ndeshjet e tjera të javës së 12 do të luhen të mërkurën dhe të enjten.
Tv Klan