Vllaznia-Elbasani është kryesfida e javës së 8-të në Superligën shqiptare. Duel që premton emocione, pasi në fushë zbresin dy skuadra të zonës së lartë të renditjes. Shkodranët kryesojnë momentalisht kreun, ndërsa elbasanasit numërojnë 1 pikë më pak. Sfida e së dielës do të luhet në “Elbasan Arena”, për shkak se stadiumi shkodran i është nënshtruar mbjelljes së barit.
Interesi është i madh për të parë vijueshmërinë e kësaj përballje me stadiumin që pritet të jetë i tejmbushur me vendasit që kanë treguar se sa shumë e duan dhe e mbështesin ekipin e zemrës. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për tifozët e Vllaznisë që gjithmonë janë aty për ekipin e tyre. Po të dielën, Teuta sfidon Tiranën, përballje mes dy ekipeve që vijnë me atmosferë të lartë pas fitores së shkuar.
Durrsakët ia kanë dalë të fitojnë sfidën e fundit me bardheblutë, duke shtuar shanset për një tjetër revansh. Në krahun tjetër, Tirana ka regjistruar vetëm rezultate pozitive deri më tani, me 1 fitore e 6 barazime. Siparin e ngre dueli Dinamo-Laçi. Hendeku prej 8 pikësh pritet të mos ketë aspak rëndësi në fushë, në një 90 minutësh që do të luhet të premten në orën 19:00.
Kurbinasit janë në kërkim të fitores së parë, çka mund të përkthehej edhe në largim nga vendi i fundit i renditjes. E shtuna do të jetë spektolare, me Partizanin që pret në shtëpi Bylisin, ndërsa Skënderbeu tenton të harrojë disfatën me Tiranën përballë Egnatias. Momentalisht, në zonën play-off gjenden Vllaznia, Partizani, Elbasani dhe Egnatia, teksa në pozicionet e rënies nga kategoria gjenden Skënderbeu, Bylis dhe Laçi.
Klan News