Koronavirusi ka shtyrë çdo aktivitet përfshirë edhe sfilatat e modës. Një prej ngjarjeve më të rëndësishme Java e Modës në Londër ndryshe nga herët e tjera ku merrnin pjesë yje të shumtë, këtë herë për shkak të Covid-19 do të jepet live.
Ky event është i ndarë sipas sezonit dhe gjinisë, por këtë vit duket se do të jetë ndryshe. Ai do të jepet për të gjithë njësoj.
Java e Modës në Londër që ishte planifikuar në Qershor, tanimë nga një ngjarje me rëndësi në botën e modës do të kthehet në një event dixhital.
Ai do të transmetohet në ‘londonfashionweek.co.uk’, që do të thotë se fansat e modës nuk duhet të kenë një biletë. Për ta parë, këtë biletë duhet ta blejnë online. Shfaqja do të jetë e hapur për publikun dhe do të ketë intervista, ditare stilistësh, etj.
Shefja e ‘British Fashion Council’, Caroline Rush, është shprehur se pandemia aktuale po i mëson njerëzit që të reflektojnë më shumë për shoqërinë dhe mënyrën si duhet jetuar jeta.
Rush ka theksuar se vendimi për ta transmetuar online është që kjo periudhë izolimi ka çuar në krijimin e platformave të mëdha kulturore për të qëndruar sa më pranë atyre që modën e kanë në plan të parë.
Java e Modës në Londër nuk do të jetë e para që do të mbahet online. Tokio transmetoi livestream sfilatën e javës së modës në Mars. Megjithatë Londra do të jetë vendi i parë që do të adoptojë modelin online.
Klan Plus