Therja e bagëtive dhe e tregtimit të mishit jashtë standardeve ka vënë në lëvizje Ministrinë e Bujqësisë.

Vetë kreu i saj, Jemin Gjana, në një inspektim në aksin rrugor Fushë Krujë-Lezhë ka konstatuar rreth 20 pika jashtë kushteve.

Jemin Gjana: “Duke filluar nga dita e hënë e javës që vjen në qoftë se dikush do të guxojë të ushtrojë aktivitet në këtë mënyrë për therjen dhe shitjen e mishit i çfarëdolloj qoftë do të përballet me të gjitha pasojat. Do të përballet me prishje të ambientit, me shkatërrim të ambientit, do të përballet me sekuestrim të mallit”.

Sipas ministrit Gjana apeli për ndryshimin e situatës së tregtimit të mishit duhet të bëhet në të gjithë republikën./tvklan.al