Princi do e takojë vajzën vetëm në prani të dados
Gjykata e Tiranës ka miratuar urdhrat e mbrojtjes për Princ Lekën, bashkëshorten e saj me të cilën është në proces divorci, Elia Zaharinë dhe babain e kësaj të fundit Gjergj Zaharinë. Kërkesa e tyre u pranua nga gjyqtarja dhe vjen menjëherë pas dhunës në rezidencën mbretërore.
Sipas vendimit të gjykatës, Leka dhe Elia duhet të qëndrojnë 5 metra në distancë. Gjithashtu princi duhet ta takojë vajzën e tij 3 vjeçare, jo në prezencë të Elias, por të dados.
Kërkesat janë bërë nga të dy palët. Leka Zogu i ll ka kërkuar urdhër të menjëhershëm mbrojte për Elia Zaharian dhe vjehrrin Gjergj Zaharia. I njëjti vendim është dhënë dhe për Elia Zaharinë pasi pretendon se është dhunuar nga Princ Leka i dytë.
Burime për Klan News bëjnë me dije se ajo nuk ka bërë asnjë deklaratë në seancë, ndërsa Princ Leka u përfaqësua nga avokati i tij.
Siç shihet dhe në këtë foto, Elia Zaharia shoqërohet nga dy prindërit pas përfundimit të seancës.
Princ Leka dhe bashkëshortja e tij Elia Zaharia janë në proces divorci. Burime kanë bërë me dije se ata kishin rënë dakord që divorci të ishte me marrëveshje mes palëve.
Klan News