Georgina Rodriguez, e cila është në pritje të binjakëve me partnerin e saj, yllin e futbollit Cristiano Ronaldo, ka ndarë disa foto mahnitëse nga pushimet e saj familjare në Lapland. Georgina shijoi një udhëtim familjar me vajzën e tyre Alana, katër vjeç, dhe djalin e Ronaldos, Cristiano Jnr, 11 vjeç, dhe binjakët Eva dhe Mateo, katër vjeçarë. Krahas postimit, Georgina i ka ëmbëlsuar të gjithë me përshkrimin:

“Mamaja më e lumtur në botë!”

Familja e lumtur ndihmoi gjithashtu në dekorimin e një peme dhe bëri një vizitë tek Babai i Krishtlindjeve. Kujtojmë se muajin që lamë pas, Georgina njoftoi se është shtatzënë me binjakë përmes një postimi në rrjetin social Instagram./tvklan.al