17-vjeçarja, Vjosana rrëfeu ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan fëmijërinë e saj tepër të vështirë. Është rritur tek gjyshërit dhe tezet, për shkak se kur ajo erdhi në jetë, nëna e saj pati probleme shëndetësore.
Vjosana tregon se momenti më i vështirë ishte kur mami i saj u largua në Gjermani, për t’u kuruar. Ajo nuk ka fjetur gjatë gjithë natës sepse priste mëngjesin që të ndahej nga e ëma. Ndarja për të ka qenë e dhimbshme, se i dukej sikur ishte lamtumirë dhe ajo nuk do kthehej më. Pavarësisht se i kishte premtuar se do ishte e fortë për motrën dhe vëllain, Vjosana nuk e mbajti dot fjalën.
Vjosana: Momenti më i vështirë për mua ishte kur mami iku në Gjermani, për t’u kuruar jashtë. Kam qenë rreth 13 vjeç. Ka qenë një moment shumë i vështirë, pasi para se të ikte në Gjermani kishte 2 muaj në spital, edhe asgjë nuk po shkonte mirë. Mjekët aty të pakujdesshëm, domethënë tërë këto probleme që unë përmenda, i kanë ardhur nga shkaku i mjekëve, nga pakujdesia e tyre dhe është vërtet për të ardhur keq.
Ardit Gjebrea: Këtu apo atje?
Vjosana: Këtu! E çuam në Gjermani dhe unë shikoja gjatë gjithë ditës që lëvizeshin valixhe, bëheshin rrobat gati. Në darkë i thashë mami kur të zgjohesh nesër për të ikur, do më zgjosh edhe mua të të takoj. Ok më tha. E kisha të qartë që nuk do më zgjonte, do më linte në gjumë, se u zgjua në 4 të mëngjesit.
Ardit Gjebrea: E takove?
Vjosana: Unë gjithë natës kam ndenjur pa gjumë, se e dija që nuk do më zgjonte. U zgjova, motra me vëllain ishin në gjumë, nuk i lëviza ata, shkova e takova, Momenti më i vështirë për mua ka qenë ndarja, m’u duk si një lamtumirë, jo sikur ajo do kthehej prapë. Edhe kisha shumë frikë këtë pjesë. E çoi babi në aeroport, ajo iku me gjyshin, me babin e vet. Babi ndenji me ne. Shkoi në Gjermani, kur u kontrollua mjekët i nxorrën diçka tjetër, jo atë që i kishin konstatuar këtu. Kreu operacionin atje dhe kur u kthye këtu pas dy javësh. Ne ishim në ankth gjatë gjithë kohës, si do shkonte operacioni atje, e kishte bërë me vdekje klinike. Vërtet ka qenë shumë e fortë domethënë se është dhe pak fizikisht e dobët dhe që ka përballuar kaq shumë gjëra, mua më motivon shumë si femër.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç është mami yt?
Vjosana: Mami është 36 vjeç!
Ardit Gjebrea: Flisnit në telefon gjatë kësaj kohe?
Vjosana: Komunikonim në telefon, por unë nuk mundja domethënë të komunikoja shumë, se i kisha premtuar që nuk do qaja, por kur e shikoja atë nuk e mbaja dot veten. Mund të shkruanim më mirë, se sa të flisnim në kamer. Më thoshte më premto që nuk do qash, që do i rrish pranë motrës dhe vëllait. Ok i premtova, por nuk e kam mbajtur premtimin sepse unë gjatë gjithë kohës, ky stresi kaq i madh më bëntë të isha me nerva. Edhe motrën me vëllain i lija tek nëna dhe vetë shkoja në dhomë dhe doja të rrija vetëm.
Ardit Gjebrea: Tani është ok?
Vjosana: Tani është ok, operacioni i fundit që bëri ishte në Mars, shpresoj që të kenë mbaruar me kaq!/tvklan.al
Ka një mesazh për ty – Kishte frikë se e vriste babai. Bëhet nuse 53 vjeç!
Rubrika “ Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme një surprizë mjaft të bukur që gruaja i bëri bashkëshortit të saj.
Miranda është 53 vjeç dhe kur është martuar me bashkëshortin e saj nuk ka veshur fustanin e bardhë. Në studio, ajo gjithashtu tregoi se ata nuk kanë as edhe një foto sëbashku.
Prandaj ditën e sotme, në program ajo vjen e veshur si nuse dhe kjo surprizë befason burrin e saj, i cili shprehet se bëhet dasëm edhe në pleqëri.
Miranda e falenderoi burrin e saj, që është kujdesur për të ditë dhe natë gjatë periudhës së vështirë që ajo ka kaluar si pasojë e aksidentit.
Sali: Bëhet edhe dasma në pleqëri!
Miranda: I dashur Sali, tani unë kam për të të dashur edhe më shumë se sa të kam dashur, se këtu ta kam parë dashurinë më të madhe. 2 vjet në krevat që më ke bërë një shërbim të paparë. Më ke larë më ke shpëlarë si një fëmijë. Ti për mua ke qenë si një nënë, se nëna ka patur për detyrë një vit të më bëjë shërbim, pastaj kam ecur vetë me këmbët e mia, por ti më ke bërë 2 vjet e 6 muaj, se dhe 6 muaj shtesë mbas operacionit kam mbetur në krevat, më ke bërë shërbim ti. Aty është parë dashuria jote e vërtetë.
Ardit Gjebrea: Sali, kemi dëgjuar shumë raste për fat të keq, që kur bashkëshortet ose bashkëshortët kanë pësuar fatkeqësi dhe për më tepër që bashkëshorja jote ka qenë 2 vjet pa lëvizur dhe doktorët nuk i dhanë shpresa dhe bashkëshortët ose bashkëshortet i kanë braktisur partnerët në këto momente, për fat të keq ka patur raste të tilla. Ti nga ai njeriu që as vezët nuk dije të gatuaje, i ke bërë shërbim të jashtëzakonshëm Mirandës tënde, duke u kthyer në njeriun jo vetëm më të dashur, por edhe më të nevojshmin në këto momente të vështira, kur t’i sakrifikove gjithçka dhe i’u dedikove bashkëshortes tënde. Ajo të është mirënjohëse pafund për këtë gjë.
Sali: Unë kur e mora, e mora nuse të rregullt, pa asnjë lloj shqetësimi, por gjatë jetës ndodh çdo gjë, kështu që jemi të detyruar të bëjmë shërbime. Edhe ajo do të ma kishte bërë mua.
Ardit Gjebrea: Juve ju mungon fotoja e dasmës?
Sali: Nuk e kemi!/tvklan.al