#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

#edielashqiptare #arditgjebrea #nadire #luljeta #antigoni #sheje # valentina # sauk #sakrifice #sherbim # dashuri #pasion #sherim

“Infermierja fjeti 22 ditë në shtëpinë time”/ Rrëfimet e veçanta të pacienteve për Valentinën

4 zonja kanë zbukuruar studion “Ka Një Mesazh Për Ty” të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Mes tyre nuk ka ndonjë lidhje gjaku, por një person i veçantë është emëruesi i përbashkët që i ka bërë të organizohen. Valentina,  me profesion infermiere që ato e kanë njohur gjatë punës së saj në Sauk. Arsyeja pse Valentina është kaq e veçantë zbulohet përmes rrëfimeve të tyre. 

Luljeta: Për herë të parë, unë e kam njohur Valentinën në ambulancë kur kisha sëmurë babain tim.  U futa në ambulancë, mamaja më kishte thënë që “është një infermiere shumë e mirë në ambulancën e Saukut, e ka emrin Vali”. Babai ishte  në momentet e fundit dhe ajo e la punën, i thashë kam nevojë të vish e t’i bësh një gjilpërë, ajo erdhi dhe ka ardhur mëngjes, drekë, darkë t’i bënte gjilpërat pa i thënë orarin që ishte dhe unë nuk e di sesi ajo bën që vjen në orar, është shumë korrekte.

Ardit Gjebrea: Mëngjes, drekë, darkë?

Luljeta: Vinte në mëngjes përpara se të shkonte në punë dhe nuk është vetëm ky rast. Edhe me Covid-in që kemi qenë, nuk të vinte njeri në shtëpi, ishe sëmurë, nuk të vinte njeri në shtëpi, kështu që është e veçantë Ardit, do ta njohësh dhe do të thuash vërtet është kështu si thua ti.

Ardit Gjebrea: Po me Antigonin çfarë marrëdhënieje ka?

Antigoni: Unë kam operuar çunin me trombozë. Valentina ka fjetur ashtu si unë kisha ekonominë, familjen e të gjitha, ka fjetur 22 ditë në shtëpinë time dhe po bashkë me çunin tim. Vinte në orën 10:15 të darkës kur çuni im merrte serumin, bënte gjilpërat për hollues. Ajo ishte e papërtuar, ne kemi një respekt të veçantë për të jo se ne jemi ne të katërta që kemi ardhur këtu, por Valentina mbrapa  edhe për respektin që ka lënë, ajo mund të ketë mijëra njerëz që u shërben.

Hoqi tumorin 13 kg, Nadirja përlotet për infermieren e rrallë: Ua kam lënë amanet djemve

Valentina është gruaja që ka arritur të bëjë bashkë  Antigoninë, Luljetën, Nadiren dhe Shejen në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Për to, Valentina simbolizon një grua të veçantë që nuk e kursen kurrë ndihmën përmes profesionit të saj si infermiere.

Pas rrëfimeve të Antigonisë e Luljetës për të, vijon Sheja që po ashtu e ka marrë ndihmën e Valentinës në një moment shumë të vështirë për familjen e saj.

Sheje: Unë, kur ka vdekur nëna ime,  Vali  rrinte e flinte në  tokë. me gjilpëra,  me serume,  ia bnte nënës sime aty. M vdiq vëllain,  kam vëllain që më ka  vdekur 50 vjeç me sëmundje të keqe, thoshte “vali, mos ik në shtëpi, hajde fli këtu se ke dhomën e çunit”, i dukej sikur e ngjallte Vali, linte burrë e kalamaj, “Myrto, këtu më ke,  nuk iki”, i thoshte vëllait tim. Deri kur ka vdekur vëllai im, Vali ka fjetur aty. Ai s’kishte shpresa por i dukej atij. Ajo ishte e papërtuar.unë kam respekt të veçantë. S’dimë ç’ti bëjmë më tepër, e prumë këtu se e meriton një mesazh.

Nadirja ka qenë një prej pacienteve të  hershme të Valentinës. Ajo është nënë e tre djemve, por thotë se Valentinën ua ka lënë amanet që ta shohin si motër.

Nadire: Në ’98 unë kam bërë një operacion të rëndë. Kam hequr 13 kile tumor nga barku.

Ardit Gjebrea: Vërtet?!

Nadire: Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër.unë Valin e kisha te koka, mëngjes, drekë, darkë, ajo fëmijët i kishte të vegjël atëherë. Do të vinte te unë sa herë t’i thërrisja unë ose im shoq, ajo do të gjendej aty dhe pastaj na lidhi miqësia më shumë se e njihja për ta njohur, por u lidhëm  më tepër. Unë kam tre djem, i kam jashtë shtetit. Ua kam lënë amanet djemve, u kam thënë që edhe kur të mbyll mami sytë, ju do ta respektoni si motër Valin.

Nadirja kujton edhe një episod kur Valentina e kishte të shoqin sëmurë dhe sapo mori telefonatën e saj, e la atë në spital për t’i shkuar asaj pranë.

Nadire: Ajo kishte Edin në spital sëmurë, shtruar. E marr unë në telefon, isha e sëmurë, më kapën krizat e zemrës dhe e marr në telefon, o Vali, unë kam nevojë të bëj gjilpëra se jam shumë sëmurë. “O Nadire, unë për momentin jam në spital me Edin, për gjysmë ore jam  aty”, tha. Për gjysmë ore ka ardhur nga spitali në Sauk, veç kur i ka rënë derës, 11 e natës, 12 e natës.

“Isha 7 vjeçe kur zgjodha mjekësinë”, ëndrra e Valentinës që u kthye në mision

Celulari që cingëron në çdo moment dhe ajo nuk njeh kurrë orar pushimi. Ditë apo natë, infermiere Valentina është gjithnjë aty për pacientët e saj duke lënë mënjanë veten, familjen apo shtëpinë për  t’u kujdesur për ta.

Pas surprizës së 4 pacienteve të saj në “Ka Një  Mesazh Për Ty”, me plot fjalë mirënjohjeje e falenderimi,Valentina u pyet nga moderatori i së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea nëse është lodhur ndonjëherë. Me modesti, ajo ndau historinë sesi vendosi t’ia kushtonte veten mjekësisë.

Valentina: E di që bëj një profesion që e kam zgjedhur qysh fëmijë? Kam qenë 7 vjeçe kur kam thënë unë dua mjekësinë, por duke qenë fëmija e një të internuari, kam thënë o bëhem infermiere, o vdes. Këtë alternativë… dhe kam luftuar, nuk është e lehtë, ne jemi një moshë gati, nuk është e lehtë të merrje shkollën dhe të bëje atë që ti doje, por unë e doja profesionin tim, e doja mjekësinë, e doja infermierinë dhe kjo është meritë e të gjitha atyre grave që e kanë bërë këtë profesion me vite. Unë kam pasur idhull, do ta them me emër dhe me mbiemër, ishte zonja Fiqirete Vrapi që kujdesej për shëndetin tim dhe kur e shikoja aq të ëmbël, aq të dashur, aq të kujdesur, thosha a do të bëhem unë ndonjëherë si kjo zonjë? Të kesh një idhull, të kesh edhe një dëshirë që janë bashkë mendoj që është kjo që jam unë sot. Shpresoj vërtet t’ia kem arritur, ta kem merituar këtë moment.

/tvklan.al