Emisioni “Opinion” në Tv Klan është ndalur mbrëmjen e sotme tek shqiptarët nëpër botë.

Mes shqiptarëve të përzgjedhur është edhe Eris Andrea i cili aktualisht jeton në Paris. Historia e Andreas është e veçantë pasi ai ka punuar me shefat më të famshëm në botë të çokollatave.

Në fillim si çdo emigrant edhe ai ka hasur vështirësi pasi nuk dinte gjuhën, por më vonë ai arriti të përshtatet shumë mirë me vendin ku aktualisht vijon të punojë në një dyqan çokollatash.

Blendi Fevziu: Sa vite ke në Paris?

Eris Andrea: Kam 10 vite në Paris. Kam shkuar në fillim në Greqi me gjithë familjen nga Korça. Në Greqi jam rritur dhe shkolluar në Delfi dhe më vonë pastaj në Athinë. Nga Shqipëria kam ikur 11 vjeç. Jashtë Shqipërie besoj më janë bërë 20 vite.

Blendi Fevziu: Në Delfi kishte komunitet shqiptar?

Eris Andrea: Po ka një komunitet të madh shqiptarë dhe shumica janë nga rrethinat e Korçës.

Blendi Fevziu: Po pastaj si u gjende në Paris?

Eris Andrea: Në Paris erdha një javë në fillim për pushime dhe më pas më pëlqeu shumë. Pa plan fare dhe thash pse jo do shkoj në Paris dhe do të gjej një punë sepse di të flas anglisht. Kur erdha këtu pas një jave filluan vështirësitë sepse po mos të dish gjuhën është shumë vështirë.

Blendi Fevziu: Si ja bëre pastaj?

Eris Andrea: Në fillim gjeta një punë në anglisht ku shoqëroja grup amerikanësh punoja më ato. I merja në aeroport i çoja në Paris. Pastaj fillova të kuptoj frengjisht dhe aplikova në një dyqan çokollatash që është Pierre Marcolini që më morri për tre muaj në punë. Ai ka fituar edhe kupën e botës për ëmbëlsirat.Pastaj më pëlqeu puna dhe thash pse mos të filloj. Në fillim isha shitës në banak pastaj aplikova për një tjetër dhe si përfundim fillova në Alain Ducasse.

Blendi Fevziu: Alain Ducasse është nga shefat më të mëdhenj të globit, ndoshta shefi më i madh gjallë që globi ka akoma. Ti e takoje personalisht?

Eris Andrea: Po po vinte shpesh se ka shumë merak të gjithë dyqanet, shikon shumë detajet si shkon puna. Në përgjithësi unë isha në kontakt me drejtora me nëndrejtora.

Blendi Fevziu: Nga shitës u bëre menaxher. Aktualisht ku po punon?

Eris Andrea: Për një mark tjetër që është shumë e njohur për çokollata prapë që është krijuar në 1852.

Blendi Fevziu: Ke ikur nga Shqipëria 10 vjeç. Kthehesh në Shqipëri?

Eris Andrea: Po po kthehem sa herë më jepet mundësia sepse kam familjen. Shqipëria më duket shumë e bukur. Ka ndryshuar shumë.

Blendi Fevziu: Në thanë që kishi bërë një tur në Shqipëri edhe me disa miq francez.

Eris Andrea: Po ka vite. Ishtë në 2015 që bëm një tur në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Sa francez kishe me vete?

Eris Andrea: Kisha dy shokë. U kënaqën shumë.

Blendi Fevziu: Do ktheheshe në Shqipëri?

Eris Andrea: Po ku i dihet edhe mund të kthehesha. Varet nga puna./tvklan.al