Emisioni Opinion në Tv Klan ka udhëtuar në kalatë më kryesore të Shqipërisë që kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare.
Kalaja e parë ku u ndal stafi i Opinion ishte kalaja e Ali Pashë Tepelenës në Porto Palermo.
Guido që shoqëron gazetarin Blendi Fevziu tregon se kjo kala ka filluar ndërtimin në vitin 1804 dhe u përfundua në vitin 1812.
Muret e kësaj kalaje janë nga 4 metra trashësi, të afta t’u rezistonin edhe goditje me gjyle apo artileri.
Guida tregon edhe një histori interesante përse sot quhet kalaja në Porto Palermo. /tvklan.al