Kombëtarja mbetet në të njëjtën pozitë si 1 muaj më parë në renditjen e FIFA, vendi i 65. Barazimi ndaj Çekisë dhe humbja me Ukrainën që e zbritën në Divizionin C të Ligës së Kombeve, bënë që të humbasë 3,72 pikë, por pa lëvizur nga klasifikim.

Kombëtarja e nisi vitin në pozitën e 64 dhe gjatë 2024 pati oshilacione, duke zbritur e 67 në Shtator.

Renditjen më të mirë historike kuqezinjtë e patën në Gusht të 2015 ku ishin të 22 në botë, kjo falë fushatës kualifikuese të Euro 2016.

Kosova vendosi rekord historik dhe është e 99 për Nëntorin, ndërsa i mëparshmi ishte vendi i 101. Në renditjen e publikuar këtë të enjte nga FIFA në krye mbetet Argjentina e ndjekur nga Franca e Spanja.

Shqipëria tani duhet të presë shortin për garën që të çon në Botërorin 2026, ku nga zona Europiane kualifikohen fituesit e secilit prej 12 grupeve, ndërsa vendet e dyta përfshihen në Play Off për 4 biletat e fundit.   

Tv Klan