Komisioni i Ligjeve miraton edhe Pr/ligjin për Investimet
Ndryshimet në Ligjin për Turizmin që synojnë formalizimin dhe rritjen e cilësisë për turizëm të qëndrueshëm kanë marrë dritën jeshile në Komisionin e Ligjeve.
Para se të kalonin në votim, deputeti i opozitës, Enkelejd Alibeaj ka kundërshtuar nenet që ashpërsojnë gjobat, ndërkohë që zv.ministrja e Turizmit, Vilma Bello tha ndryshimet rrisin konkurrencën e ndershme.
Enkelejd Alibeaj: Represiv dhe policor është ky projektligj. Për hipotezën e mosdeklarimit të të dhënave statistikore, gjoba në këtë rast është 1 milionë e gjysëm të vjetra.
Vilma Bello: Institucionet shtetërore në këtë rast dhe Ministria e Turizimit, përcakton kuadër ligjor të plotë për të mbrojtur konsumatorin dhe për konkurrencë të ndershme.
Me debate është shoqëruar edhe diskutimi për Ligjin e Investimeve Strategjike, ku afati për shtyrjen e investime nga 5 vite u la në 1 vit.
Enkelejd Alibeaj: Parti e majtë siç pretendoni ju, bëni ligj vetëm për 40 veta. Ku është këtu transparenca?
Arben Pëllumbi: Të shtyjmë afatin vetëm me 1 vit për këtë projektligj dhe t’i bëjmë presionin e nevojshëm qeverisë që të sjellë në Parlament Ligjin për Investimet.
Komisioni i Ligjeve shtyu shqyrtimin e propozimeve për ligjin e koncesioneve dhe partneritetit publik privat për shkak të mungesës së opinioneve nga Këshilli i Ministrave.
Tv Klan