Blogerja e njohur Eda Bano jeton prej 20 vitesh një histori të bukur dashurie me bashkëshortin e saj. Gjatë bisedës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan ajo kujton njohjen e tyre dhe momentin kur vendosën të martoheshin. Eda shprehet se kishte shumë frikë pasi mendonte se martesa mund të përfundonte edhe në ndarje.

Eda Bano: Kam 20 vite  me tim shoq dhe është ajo pjesa që i kemi kaluar të gjitha ato fazat, vrullet, shpërthimet, emocionet, fluturat në stomak, më the e të thashë, të gjitha këto, ato fishkëlllimat se ne s’kemi pasur këto kushte, fishkëllime fiu-fiu dhe unë dilja në ballkon ose kështu që ishin shumë të bukura, më besoni dhe kisha shumë frikë. Obobo thosha, do të martohem, sa do të më zgjasë martesa, do më mërzitej, e kam shumë kështu ëktë që gjithë ato vite, kush i shtyn, më dukeshin të gjata dhe të frikshme, sinqerisht. Në rastin tim isha unë që kisha frikë dhe im shoq që thoshte “jo, jo, neve do ta bëjmë, do ta ndërmarrim këtë hap”. E ndërmorëm dhe unë gjithmonë kisha atë ndjenjën hë se mos ndahem, hë se mos më mërzitet, hë se viti i parë, i dytë, i tretë, kaluan 20 vite. 

Blogerja shton se me vitet, dashuria nuk është zbehur aspak por është shumëfishuar bashkë me respektin, vlerësimin dhe gjestet e vogla të përkujdesjes.

Eda Bano: Ai ditë për ditë kujdeset për mua çdo mëngjes më përgatit një lëng që unë e pi dhe po mos ta kem atë lëngun, jo mjaltë, ku di unë çfarë i hedh, limon dhe më tha “mësohu edhe vetë ta bësh” se një ditë iku më herët dhe i thashë jam pa atë lëngun, më tha “mësohu”, i thashë sa të jesh ti unë dua ta kem nga ty.

Në fund ajo përmbylli duke thënë se si çdo çift kanë patur ulje-ngritjet e tyre, por e ka gjetur metodën: një dasmë. Deri më tani, Eda dhe bashkëshorti i saj kanë realizuar 4 dasma ku e fundit ishte në muajin mars, në Afrikë./tvklan.al