Të qëndrosh me çadër në Gjermani kur do të zhvillohen ndeshjet e Euro 2024. Në Gelsenkirchen do të ngrihet një kamping për tifozët në mes të një parku dhe që është pak kilometra nga stadiumi apo pranë zonave të tifozëve.
Në Auf Schalke Arena do të luhet edhe një nga ndeshjet e grupit të Shqipërisë, ajo mes Spanjës dhe Italisë, por edhe Serbi-Angli e Gjeorgji-Portugali.
Një natë nis nga 125 euro për çadrat e vogla dhe i kalon 300 eurot për kabina apo tendat më të rehatshme me 2 shtretër.
Në këtë hapësirë nuk mungojnë edhe pishinat. Në zonë gjenden restorante apo ambiente të tjerë shërbimi.
Me këtë event të rëndësishëm kërkesat për hotelet apo apartamentet janë të larta, por ashtu edhe çmimi, pasi priten miliona tifozë gjatë muajit që do të zhvillohet Europiani.
Tv Klan