Shefi i Elizesë Emanuel Macron vizitoi katedralen e Notre Dame që u shkatërrua nga zjarri i madh i vitit 2019.
Monumenti i rëndësishëm i trashëgimisë që ndodhet dhe në listën e UNESCO, pësoi dëme shumë të mëdha dhe u deshën plot 5 vite që të rikthehen elementet që humbën nga flakët.
Dyshohet se shkak i zjarrit shkatërrues ishte një defekt në sistemin elektrik ose një cigare.
Katedralja e famshme do të rihapet për publikun javën e ardhshme. Me këtë rast të veçantë, Macron do të mbajë një fjalim para katedrales si pjesë e festimeve më 7 Dhjetor.
Një kryevepër gotike Notre-Dame de Paris është një nga monumentet më të dashura dhe më të vizituara të kryeqytetit francez.
Struktura e saj me dritaret mahnitëse është prej kohësh e njohur në libra dhe filma.
Publiku mund ta vizitojë katedralen në mbrëmjen e 8 Dhjetorit nga ora 17:30 deri në 20:00, por priten radhë të gjata të turistëve të huaj.
Vizitorët mund të rezervojnë një biletë falas në faqen e saj të internetit, mediat sociale ose në një aplikacion të dedikuar, për të hyrë në ndërtesë në të njëjtën ditë ose një ose dy ditë pas rezervimit.
Klan News