Kombëtarja e volejbollit të femrave e nisi me fitore Ligën e Europës. Një sukses në tranfertë me rezultatin 3 – 0 ndaj Gjeorgjisë, duke thyer një tabu për ndeshjet jashtë fushe.
Sfida e luajtur në Tbilisi ishte një zotërim i vajzave kuqezi që e përfunduan për 1 orë e 12 minuta. Dy setet e para u fituan më lehtë nga volejbollistet shqiptare, ku u veçua Erblira Bici me 26 pikë të shënuara.
Më i vështirë ishte seti i tretë, ku skuadra vendase u përpoq ta fitonte, por pa mundur ta mbyllë me sukses. Me këtë triumf, Kombëtarja e volejbollit të femrave e drejtuar nga Altin Martiri renditet e para në Grupin B.
Ndeshjen e radhës do ta luajë ndaj Austrisë të mërkurën në Tiranë. Përfaqësuesja austriake mundi me rezultatin 3 – 1 me sete Izraelin të dielën në Klagenfurt.
Tv Klan