Gjërat duken se po shkojnë mirë në kombëtare ashtu siç kanë deklaruar dhe vetë futbollistët një ditë më parë. Përfaqësuesja ka luajtur pasditen e së martës, një miqësore me kombëtaren U-17 dhe trajneri Josip Kuze ka vendosur në pjesën e parë formacionin titullar.
Në portë Hidi, në mbrojtje Lila, Beqiri, Cana dhe Agolli, në mesfushë Bulku, Duro, Lika dhe Skela dhe në sulm Berisha e Bogdani. Ky formacion ka funksionuar më së miri në “Niko Dovana” të Durrësit është parë një skuadër harmonike e cila në 45 minutshin e parë ka shënuar 6 gola.
Në pjesën tjetër të lojës trajneri ka provuar futbollistët e formacionit të dytë për të parë se cilët prej tyre janë më të aftë për t’i patur ata të gatshëm si zëvendësues. Të shtunën kombëtarja do të luaj kundër Portugalisë për eliminatoret e botërorit 2010./tvklan.al