Komisioneri Europian për Zgjerimin Olli Rehn, priti në një takim kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta.
Kristina Nagi, zëdhënëse e komisionerit Rehn shpjegon se mes te tjerash komisioneri ka mirëpritur miratimin e kodit elektoral nga parlamenti. Por persa i takon çështjes së zgjedhjeve, komisioni do të shpreh qëndrimin e tij në varësi të misionit vëzhgues të OSBE-së dhe se zgjedhjet e vitit 2009 janë një faktor kyç për integrimin e Shqipërisë.
Kreu i LSI-së Meta tha se vizita e tij ne Bruksel është në kuadër të kontributit e sensibilizimit për rrezikun që i kanoset vendit në zgjedhjet e qershorit 2009.
Ilir Meta: “Është më mirë që institucionet ndërkombëtare t’i kushtojnë më shumë vëmendje parandalimit të një krize që mund të marrë përmasa shumë të mëdha në qershor të vitit 2009, se sa të kushtojnë shumë më tepër energji”.
Meta kërcënon se do të kontestojë rezultatin zgjedhor në rast manipulimi.
Ilir Meta: “Në rast se një votë do të provohet se do të cenohet, zgjedhjet kuptohet që janë të kontestuara“.
Meta argumentoi se ky takim ishte në kuadër të sensibilizimit për parandalimin e dhunimit të votës në zgjedhjet e ardhshme./tvklan.al
Gazetare: Arta Tozaj