Kompesimi i pronave për ish-pronarët do të nisë që prej momentit kur prona e tyre është pronësuar. Në komisionin Parlamentar të bujqësisë ka filluar të diskutohet projektligji i miratuar nga Komisioni i Ekonomisë dhe Financave për kthimin dhe kompensimin e pronave. Pas një debai mes Kryetarit të Komsionit të Bujqësisë, Jemin Gjana, dhe antarve të shumicës është riformuluar edhe njëherë një nga nenet kryesore të ktij pojektligji.
Sipas nenit të miratuar nga Komisioni i Ekonomisë, kompensimi i pronarve do të bëhet me vlerën e tregut kur është njohur prona. Ndërkohë që nëkomisionin e bujqësisë me pesë vota pro dhe një kundër, votë kjo e Kryetarit Gjana, është miratuar riformulimi i ri i ktij neni, i cili parashikon kompensimin e pronës në kohën e shpronësimit të saj.
“Detyrimi ynë ligjor dhe moral është që të kthejmë në mënyrë të plotë pronën e ish-pronarit në momentin kur është realizuar ky shpronësim. Paraqitja që i ka bërë OSBE-ja projektligjit është duke e njohur në momentin e njohjes së shpërblimit, pra gjithë ky proçes i transformimit, gjithë kto para që janë hedhur në ktë pronë i marrin pardrejtësisht disa kurse disa të tjerë nuk marrin.
Jemin Gjana: “Lidhur me përcaktimin e vlerës së tregut si një moment për kompensimin, e, e pronarve ësht kthyer dhe ësht mirtuar me, me shumicën e, e përfaqsusve të mazhorancës në komsion si vlerë tregu në momentin jo të njohjes dhe të të kompensimit, por në momentin e kryrjes të, ë, marrjes së pronës, pra, ë, çvendos problemin gati gjadhjetvite më përpara, çfarë e bën të pamundur teknikisht ralizimin e një kompensimi real.”
Komisioni i Bujqësisë do të kalojë brënda shkurtit projektligjin e ri për kthimin dhe kompensimin e pronave për ta përcjellë më pas për miratim në kuvend. /tvklan.al