Polemikat mbi çështjen e kompesimit të pronave kanë përfshirë kohët e fundit edhe publikun. Guvernatori i Bankës së Shqiprisë propozoi ngritjen e një referendumi për të përcaktuar nëse paratë e buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve duhet të shkojnë vetëm drejt një shtrese të caktuar. Partia Demokratike ka kundërshtuar idenë e guvernatorit si dhe sheh tek kompensimi i pronave, vënien e drejtësisë. Publiku shprehet kundër kompennsimit të pronave me paratë e taksave të tyre.
“ Ktë do ta përcaktonte realisht nji referendum.”
“ Pse ata, ato mund të kalojnë për, për problemet të tjera, për investimet për gjëra të tjera jo për atë.”
“ Nuk jam dakord.
Gazetarja: Pse?
“S’jam dakord, sepse nuk mund të mbajë përgjegjsinë populli për ato që janë bërë padrejtsitë e kohës. Duhet gjet një mënyrë tjetër, jo në ktë formë.”
Gazetarja: Po referndumin e pranoni si mënyrë?
“Referendumin po, mundet, si të vendosë poplli pastaj të vendoset.”
“ Normal, se do t’shpërblehet, por jo me paratë tona.”
Pritet që parlamenti të shqyrtojë ligjin e kompensimit të pronave, i cili ka gjetur konsensus të gjerë gjatë shqyrtimit në komisionet parlamentare. /tvklan.al