“Të mos ketë koalicione, shkojmë të vetëm në zgjedhje”
Isa Mustafa është rizgjedhur në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndonëse ishte kandidat i vetëm në këto zgjedhje që u zhvilluan gjatë Kuvendit të nëntë zgjedhor, lideri i LDK-së tha se procesi ishte i hapur, duke i ofruar mundësinë të gjithëve që të garojnë.
Isa Mustafa – kryetar i LDK-së: Kemi pas proces krejtësisht demokratik.
Kundër zgjedhjes e Mustafës ishte ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, i cili tha se rikonfirmimi i kryetarit të vjetër e lë në vend partinë.
Por Isa Mustafa është i bindur se do ta çojë partinë drejt fitores. Ai bëri thirrje të gjitha partive politike të garojnë të vetme në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke hedhur poshtë mundësinë për koalicion me PDK-në.
Me këtë fitore Isa Mustafa fiton për një tjetër mandat kreun e LDK-së, për herë të tretë rradhazi.
Tv Klan