Zgjedhjet lokale që parashihet të mbahen në vjeshtë të këtij viti mund ta kenë fatin e njëjtë me zgjedhjet nacionale. Shtyrja e zgjedhjeve lokale sipas deputetëve të opozitës është kërkuar nga ndërkombëtarët.
Kjo është kërkuar me arsyetimin se zbatimi i decentralizimit nuk ka qenë i suksesshëm.
“Ka tendenca qoftë nga qarqet e koloaret brenda institucioneve dhe dy partnerëve të koalicionit qeverisës, por edhe në koloaret e ambasadave dhe përfaqësive dhe misioneve diplomatike ndërkombëtare, që gjoja se për hir të mos implementimit të suksesshëm të decentralizimit në Kosovë ku bashkësia etnike serbe nuk do të participonte në masën që do duhej në këto zgjedhje, të shqyrtohet edhe mundësia e shtyrjes së zgjedhjeve.”
Krahu i tjetër opozitar thotë se po u shtynë zgjedhjet Kosova do të futet në qorrsokak. Ibrahim Akulli deputet i Aleancës Kosova e Re, thotë se nëse merret një vendim i tillë nuk do të rrimë duarkryq.
Ibrahim Akulli: “Absolutisht nuk ekzistojnë arsye për shtyrjen e zgjedhjeve, ju e dini që zgjedhjet me kushtetutë shtyhen vetëm në gjendje të jashtëzakonshme, nuk kemi gjendje të jashtëzakonshme. Presim që zgjedhjet lokale të mbahen sipas dinamikës së paraparë .”
Kolegu i tij nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Ahmet Isufi tha se nuk do të pajtohen me një gjë të tillë.
Ahmet Isufi: “Ne jemi kundër që të shtyhen zgjedhjet, sepse e konsiderojmë se shkelet demokracia, shkelen të gjitha të arriturat e deritashme.”
Mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale e mban zëvendës kryeministri i Kosovës Hajredin Kuqi.
Hajredin Kuqi: “Zgjedhjet lokale kanë mandatin e tyre të legjitimitetit e mban këtë vit dhe unë jam i bindur që do të mbahen këtë vit.”
Kohë më parë vendimi i presidentit Fatmir Sejdiu për shtyrjen e zgjedhjeve nacionale ka marrë mbështetjen e faktorit ndërkombëtar në Kosovë, pavarësisht kundërshtimeve të opozitës. Mbetet të shihen nëse do të shtyhen edhe zgjedhjet lokale./tvklan.al