Më pak se 10 kryetarë degësh të PD kanë dhënë dorëheqjen deri më 26 Janar, sipas afatit të përcaktuar, të cilët do të futen në garë e primareve që do të prodhojnë kandidatët për deputet të selisë blu në zgjedhjet e 11 Majit. Pavarësisht nisjes së këtij procesi ende nuk është e qartë nëse gara do të zhvillohet në nivel degësh apo qarku.
“Ka tre variante, një variant që të jenë degë, ka një variant tjetër që të jenë qarku, ka një propozim tjetër që të jenë kombëtare, por unë nuk marr përsipër të anësoj nga asnjëri variant veçse do diskutohen variantet dhe do të vendoset varianti më logjik”, u shpreh Sali Berisha.
Edhe pse nuk ka një kalendar konkret, Berisha thotë se së shpejti do të nisë turin e takimeve me qytetarët që jetojnë jashtë Shqipërisë.
“Do filloj në disa takime. Do ju njoftoj njoftimet, por do shkoj me një fjalë. Kam një axhendë për të takuar”, tha më tej Berisha.
Zbuloi detaje në lidhje me vizitën që do të zhvillojë më 3 Shkurt në Gjermani.
“Si kryetar partie jam i ftuar për të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të Cedeus. Ky kongres është njëditor ose më pak mund të jetë”, tha Berisha.
Përveç akuzave kundër qeverisë “Rama”, kryedemokrati pati akuza të drejtpërdrejta ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
“Në kontrollin e fundit që iu bë Velisës, minier floriri është. Po në garazh u gjetën 300 mijë Euro, të fjetura aty dhe ai apartamenti top sekret ishte i regjistruar në emër të tabullëve me krahun politik të hakmarrjes për drejtësi. Kasaforta gjendej në garazh, spiuni i apartamentit sekret ka qenë Nesti Angoni”, tha Berisha.
Akuza pati dhe për drejtësinë në vendin tonë, për të cilën thotë se me urdhër të kryeministrit Rama po bën çdo përpjekje për të mbajtur në burg ish-deputetin e PD, Ervin Salinji.
Ky i fundit ka akuzuar Gjykatën e lartë se për rastin e tij ka nxjerrë dy trupa e dy relatorë të ndryshëm.
Klan News